Kampioni botëror i karatesë Enver Idrizi, ka çmendur serbët me deklaratën e tij provokuese, se është gati për të vendosur statujën e Skënderbeut në dy qytetet shqiptare të Serbisë, Medvegjë dhe Nish.
“Një Skënderbe dua ta shoh edhe në Medvegjë dhe Nish. Kur në Gjenevë kemi një “Skënderbe”, pse të mos e kemi edhe në tokat shqiptare një Skënderbe? Çdo iniciator, unë do ta ndihmoj dhe financoj për ngritjen e bustit të heroit tonë kombëtar “Skëndrebeut” në këto dy qytete shqiptare” – ka thënë Idrizi në një deklaratë për “Le Canton27.ch”.
Enver Idrizi me ftesë të Diasporës shqiptare dhe medias zvicerane, qëndroi sot në Zvicër me rastin e 552 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, ku vendosi edhe lule në monumentin e heroit tonë kombëtarë në Gjenevë.
Kujtojmë se busti i Skënderbeut ndodhet në Gjenevë, që nga 1 nëntor i vitit 1997, në vendin e quajtur “Ëilliam Poppard”, buzë liqenit Leman.