Strugani Besmir Bojku bëhet dhëndër Drenice!

Futbollisti i njohur nga Struga, Besmir Bojku përveç se është ambientuar mirë me ekipin e Feronikelit në Superligën e Kosovës, ai si duket është stabilizuar atje edhe nga pikëpamja sentimentale, ku ka gjetur dashurinë e jetës në qytetin e Drenasit.

Besmiri tashmë ka zyrtarizuar lidhjen me Majlindën nga Drenica me të cilën ka shpallur edhe fejesën.

Ai pjesë e skuadrës drenicake të Feronikelit është nga korriku i vitit 2019-të, kur kaloi në formë huazimi nga rradhët e Shkëndijës. Huazimi i tij te Feronikeli do të zgjasë deri në fund të këtij edicioni, ndërsa tashmë pasi është bërë dhëndër Drenice, me shumë gjasa Bojku do të kërkoj të vazhdojë të njëjtën, duke pasur parasysh se ai me Shkëndijën është i lidhur me një kontratë deri verën e vitit 2022.

Kujtojmë Bojku gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e tre skuadrave shkupjane, FC Shkupi, Rabotniçki dhe Makedonija GJ.P., ndërsa në Kosovë ka luajtur vetëm me Feronikelin, për të cilën skuadër numëron gjithsej 56 ndeshje dhe 5 gola të shënuar.

Stafi i “infOSport.mk” me rastin e fejesës, uron Besmirin dhe Majlindën, me shpresë se së shpejti do vjen edhe momenti i dasmës, duke ju uruar në këtë mënyrë një jetë të lumtur bashkë.

Leave a Reply