Ish reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Elis Bakaj, gjatë ditës së sotme ka ndryshuar skukadër, por jo edhe kampionat. Bakaj do të vazhdojë të luaj në Bjellorusi, teksa së fundmi ka vendosur që të braktis rradhët e Dinamo Brest dhe të kalojë në rradhët e skuadrës së Rukh.
Kështu, ish-sulmuesi i Tiranës mbetet sërish në Bjellorusi, aty ku me shumë gjasa do të vazhdojë karrierën edhe goleadori i kampionatit tonë, sulmuesi i FC Shkupit, Dembo Darboe. Ky i fundit kërkohet nga kampionët e Soligorsk, ndërsa kujtojmë se skuadra e re e Elis Bakaj, Rukh Brest, edicionin e fundit e mbylli në pozitën e 8-të.
33-vjeçari Bakaj me Rukh Brest ka nënshkruar kontratë njëvjeçare.