Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao ka shënuar golin më të shpejtë në historinë e “Serie A”, njofton “infOSport.mk”. Leao në takimin kundër Sasuolos në transfertë, që po zhvillohet në këto momente shënoi gol vetëm pas 6 sekondave lojë, duke thyer në këtë mënyrë rekordin e Paolo Poxhit, që kishte shënuar me fanellën e Pjaçencës kundër Fiorentinës vetëm pas 8 sekondave.
Një gjë të tillë Poxhi kishte bërë dhjetorin e vitit 2001, pra plotë 19 vite më parë.
Leao shënoi pas një pasimi perfekt të Hakan Çalhanoglu, i cili më pas shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e vendasve, mirëpo i njëjti u anulua për shkak se Saelemaekers kishte qenë në pozitë jashtëloje.
7 seconds!!!!! @RafaeLeao7 !!! #SassuoloMilan 0-1 #ForzaMilan pic.twitter.com/xK1p58kUus
— 𝐆𝐚𝐥𝐢𝐡 𝐈𝐥𝐡𝐚𝐦 𝐌𝐞𝐲 𝐒. (@gims_24) December 20, 2020