Pas dëmtimit të dyshes sulmuese, Zlatan Ibrahimoviç-Ante Rebiç, Milani po vuan shumë ndeshjet e fundit për një sulmues, me ç’rast drejtuesit “kuqezinjë” po shohin përreth për zëvendësuesin ideal që i ngjason karakteristikave me gjigantin suedez.
Përveç emrave të Milik të Napolit, skuadra kuqezi i ka hedhur sytë edhe tek një tjetër sulmues i Napolit, që i skadon kontrata në qershorin e ardhshëm. Fjala është për Fernando Jorenten.
Spanjolli i cili nuk po gjen hapësira te skuadra napolitane ka marrë një ofertë nga Sampdoria për një kontratë 6-mujore me opsion rinovimi edhe për një vit.
Por është e qartë që një telefonatë e Milanit do të ndryshonte kartat në tavolinë pasi vetë Ljorente do t’a mendonte seriozisht kalimin në “San Siro”.