Sot në Superligën e Kosovës në program ishte derbi ndeshja midis Ballkanit dhe Gjilanit, njofton “infOSport.mk”. Skuadra vendase shihej si favorite në këtë përballje, mirëpo gjërat në terren nuk shkuan ashtu si duhej për Ballkanin e Ismet Munishit, që ndeshjen e ndoqi nga tribunat.
4:0 doli të jetë rezultati përfundimtarë i këtij takimi të zhvilluar në Suharekë, e ku gjithë vëmendjen e morri Ardit Hila, që shënoi 3 gola në këtë përballje, teksa një gol tjetër realizoi Darko Nikaç.