Balaj shënon sërish në Austri, i mjaftuan vetëm 5 minuta lojë (VIDEO)

Bekim Balaj vazhdon me ngritjen e formës së tij, teksa edhe pse në shumicën e ndeshjeve po futet në lojë nga bankina, shkodranit nuk i pengon edhe kjo për të shënuar, shkruan “infOSport.mk”.

3 gola në 4 ndeshje për Balajn, apo gol në çdo 19 minuta. Janë këto statstikat e ndeshjeve të fundit të reprezentuesit shqiptarë, i cili shpreson që sa më shpejt të rikthehet titullar i skuadrës.

Ai shënoi edhe sonte në ndeshjen kundër St.Polten, duke e ndihmuar në fund skuadrën e Shturm Graz për të shënuar fitore 3:0.

Balaj shënoi golin e tretë në minutën e 77-të, vetëm 5 minuta pasi ishte inkuadruar në lojë. Balaj shfrytëzoi një kros nga e djathta, duke shënuar një gol të bukur me kokë.

Shkodrani pati edhe një tjetër rast dy minuta përpara fundit të ndeshjes, por goditja e tij me të majtën përfundoi në shtyllë, transmeton “infOSport.mk”.

Për Balajn goli i sotëm, ishte i 3-ti në kampionatin elitarë austriak dhe i 7-ti këtë edicion, përfshirë këtu edhe 4 golat e shënuar në 3 ndeshje të Kupës. Falë fitores së sotme ndaj St.Polten, Shturm Graz pas 11 xhirove renditet në pozitën e dytë me 24 pikë, vetëm një pikë më pak se skuadra kryesuese e Salzburgut.

Leave a Reply