FC Shkupi, skuadër kjo që në stinorin vjeshtorë u ndalë në pozitën e dytë në Ligën e Parë, transferimin e futbollistëve të rinj e ka nisur ende pa nsiur zyrtarisht merkatoja, teksa ka bërë për vete dy talent nga futbolli vendor. Bëhet fjalë për Kristijan Trapanovskin dhe Lavdrim Fazliu, që të dy pjesë e përfaqësueses U21 të Maqedonisë, që te FC Shkupi vijnë nga Akademia Pandev, gjegjësisht Pelisteri.
Megjithatë siç mëson “infOSport.mk”, skuadra nga Çairi në pranverë do të duhet të luaj pa goleadorin Dembo Darboe, i cili me shumë gjasa karrierën e tij do ta vazhdojë në Bjellorusi.
Mirëpo kjo nuk duhet të brengos tifozët e FC Shkupit, pasi drejtuesit e tyre për momentin janë duke punuar në angazhimin e 4-5 emrave mjaft cilësorë, që do zëvendësonin në mënyre dinjitoze edhe autorin e 16 golave në vjeshtë.