Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Parmas që në program është sonte.
Argjentinasi mori një goditje në muskul që e pengon të jetë i pranishëm.
Trajneri Andrea Pirlo nuk e ka grumbulluar për ndeshjen, pasi nuk do të rrezikojë me dëmtimin e tij.
Kështu Dybala i shtohet numrit të të dëmtuarve te Juve, duke iu bashkuar futbollistëve si Xhirxhio Kiellini, Merih Demiral dhe Artur Melo.
Lista e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen me Parmën: |
PORTIERË: Szczesny, Pinsoglio, Buffon; |
MBROJTËS: De Ligt, Alex Sandro, Danilo, Cuadrado, Bonucci, Dragusin, Frabotta; |
MESFUSHORË: Ramsey, McKennie, Chiesa, Rabiot, Bentancur, Bernardeschi, Portanova, Kulusevski; |
SULMUES: Ronaldo, Morata, Da Graca |