Sonte në Cyrih të Zvicrës u mbajt ceremonia për zgjedhjen e më të mirëve në futboll për vitin 2020, të organizuat nga FIFA.
Ashtu edhe siç pretendohej, sulmuesi polak i Bajernit të Munihut, Robert Levandovski u shpall futbollisti më i mirë i vitit, duke lënë pas vetes dyshen e finalistëve, Lionel Messi dhe Kristiano Ronaldo.
Epiteti për trajnerin më të mirë i takoi strategut gjerman të Liverpullit, Jurgen Klop, ndonëse shumica mendonin se ky çmim do të shkojë në duart e trajnerit të Bajernit të Munihut, Flik, për shkak të tripletës së trofeve me ekipin “bavarez”.
Portieri më i mirë për vitin 2020 është zgjedhur gardiani i Bajernit, Manuel Nojer, i cili në sezonin e fundit i dha siguri skuadrës së tij në fitimin e tripletës, mirëpo i njëjti nuk bënë pjesë në formacionin më të mirë të vitit, teksa në portë është përzgjedhur Alison Beker i Liverpullit.
Më tej, në mbrojtje janë dyshja Van Dajk-Ramos, ndërsa nga krahët Arnold dhe Dejvis. Mesfusha përbëhet nga De Brujne i Sitit, Tiago Alkantara i Liverpulit dhe Kimish i Bajernit.
Ndërkohë treshja në sulm përbëhet nga Mesi-Levandovski-Ronaldo.
TË GJITHA ÇMIMET: |
Lojtari më i mirë i vitit: |
Robert Levandovski (Bajern Munih) |
Lojtarja më e mirë e vitit: |
Lusi Bronz (Mançester Siti) |
Futbollistja më e mirë e vitit: |
Vivian Miedema (Arsenal) |
Trajneri më i mirë: |
Jurgen Klop (Liveprull) |
Trajnerja më e mirë për femra: |
Sarina Vigman (Holandë) |
Goli më i bukur i vitit: |
Heung Min Son (Totenham) |
Portieri më i mirë: |
Manuel Nojer (Bajern Munih) |
Portierja më e mirë femër: |
Sara Buhadi (Lion) |