Milani edhe pse nuk fitoi mbrëmë ndaj Xhenoas (2:2), skuadra “kuqezi” ka arritur të regjistrojë një rekord absolut në Serie A.
Ndeshja e mbrëmshme që u mbyll me shifrat 2:2, ishte ndeshjae 14-të me rradhë, në të cilën Milani shënon së paku dy gola.
“Kuqezinjtë” deri më tani ndanin këtë rekord me Torinon e vitit 1948, kur kjo skuadër në 13 ndeshje me rradhë kishte shënuar së paku 2 gola për ndeshje.
Ndryshe këtë seri pozitive me gola të shënuar, Milani e kishte nisur që edicionin e kaluar, më saktësisht nga data 29 korrik, kur në ndeshjen e parafundit të sezonit 2019/2020, në Bergamo kishte mundur Atalantan e Berat Xhimshitit me rezultatin 4:1. Që nga ajo ndeshje Milani i Piolit ka regjistruar 10 fitore dhe 4 barazime në ndeshjet e “Serie A”.