FC Shkupi të mërkurën pësoi disfatë 2:1 nga Struga Trim Lum në ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtorë, duke mos shfrytëzuar në këtë mënyrë disfatën e Shkëndijës, për t’iu afruar edhe më shumë na tabelë skuadrës tetovare, njofton “infOSport.mk”. Kështu pjesën e parë të sezonit 2020/2021, FC Shkupi e mbylli me 6 pikë më pak se Shkëndija, me të cilën skuadër pritet të luftojë deri në fund për titullin e kampionit.
Ndryshe vlen të theksohet se disfata e djeshme nga ekipi strugan, ishte e para për Umit Karan, prej kur se strategu turk morri drejtimin e FC Shkupit.
Karan në krye të skuadrës “bardhekaltër” nga Çairi erdhi me 30 shtator, kur zëvendësoi Muharem Bajramin, pikërisht pas disfatës 2:0 nga kundërshtari i fundit Struga Trim Lum.
Debutimin e tij me skuadrën e FC Shkupit, Umit Karan e bëri me 3 tetor në ndeshjen kundër Borecit, ndaj së cilës skuadër ekipi i tij shënoi fitore 3:0. Që nga ajo ndeshje, Umit Karan, FC Shkupin e udhëhoqi edhe në 10 ndeshje tjera kampionale, ku në përgjithësi ka regjistruar 5 fitore, 5 barazime dhe vetëm 1 disfatë. Një disfatë tjetër Umit Karan kishte pësuar edhe në ndeshjen çerekfinale të Kupës, aty ku gjithashtu kishte marrë edhe një fitore, atë 5:0 ndaj Kit Go, transmeton “infOSport.mk”.
Ndryshe Umit Karan FC Shkupin e ka udhëheq në gjithsej 44 ndeshje, duke pasur parasysh se në aventurën e tij të parë nga 4 tetori i vitit 2018, deri me 26 gusht të vitit 2019-të, ish futbollisti i njohur i Galatasarajit dhe kombëtares turke, e kishte udhëhequr skuadrën shkupjane në 33 ndeshje, ku kishte regjistruar 13 fitore, 9 barazime dhe 11 disfata.
Pra plotë 18 fitore, 14 barazime dhe 12 disfata ka regjistruar FC Shkupi në kuadër të ndeshjeve kampionale, ku ka arritur të fitojë 68 pikë, apo 1.54 pikë për ndeshje.