Numri një i Struga Trim Lum uron lojtarët për sezonin e mrrekullueshëm, por ka edhe një porosi!

Struga Trim Lum stinorin vjeshtorë e mbylli me një fitore të madhe, duke mundur FC Shkupin, një ndër skuadrat pretendente për titullin e kampionit në futbollin elitar të vendit, njofton “infOSport.mk”.

Kjo fitore si duket ju ka dhënë një bindje edhe më të madhe drejtuesve të kësaj skuadre, teksa numri një i tyre, Arbtrim Qira, përmes një postimi në profilin e tij zyrtarë në facebook,  duke uruar lojtarët për gjysmësezonin mjaft pozitiv, ka kërkuar që skuadra e tij në gjysmën tjetër të sezonit të përmirësohet edhe më shumë, duke ëndërruar kështu Europën.

“Një gjysmë-sezon mjaft i mirë për ekipin tonë💪🏻

Përgëzime për të gjithë pjestarët e ekipit, duke filluar nga mirmbajtësit e fushës deri te lojtarët dhe stafin teknik👏🏻

Tani, duke filluar nga kryesia e klubit e deri te lojtarët, na pret një punë edhe më e madhe për të mbajtur, përmirësuar ritmin dhe për të arritur edhe më lartë e pse jo të ëndërrojmë për të dërguar ekipin edhe në kupat e Europës.

Pas kësaj periudhe e meritoni të çlodheni me familjet tuaja.

Urime festat dhe mbi të gjitha kujdesuni për shëndetin tuaj dhe të familjarëve në këtë periudhë!” – kishte shkruar Arbtrim Qira.

Struga Trim Lum stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e katërt me 28 pikë, 5 më pak se FC Shkupi i vendit të dytë, ndërsa kujtojmë se kjo skuadër gjithashtu ruan nderin e skuadrave shqiptare në ndeshjet gjysmëfinale të Kupës.

 

Leave a Reply