Liga e Parë Futbollistike të Maqedonisë ka humbur sulmuesit vendor, me përjashtim të Besart Ibraimit, shkruan “infOSport.mk”. Këtë e themi duke parë renditjen e golashënuesve, e ku në mesin e 4 të parëve figurojnë emra të futbollistëve të huaj.
I pari që nuk e lëshon “stafetën” është sulmuesi i FC Shkupit, Dembo Darboe, i cili në 17 ndeshjet e para ka shënuar 16 gola, ndërsa pas tij me 14 gola renditet i zakonshmi, Besart Ibraimi. Pikërisht bomberi kërçovarë i Shkëndijës ruan nderin e futbollistëve vendor në listën e golashënuesve, duke pasur parasysh se në pozitat 3 dhe 4 renditen edhe dy futbollistë të huaj.
Ganezi Abdul Basid Khalid i Makedonija Gj.P me 8 gola të shënuar dhe serbi Dejan Ristov i Sileksit, me 6 gola të shënuar.