Tensione pas ndeshjes derbi midis Prishtinës dhe Ballkanit!

Prishtina ka fituar derbin e madh të xhiros së 18-të në Superligën e Kosovës ndaj Ballkanit në një ndeshje që u përcaktua me një gol të shënuar fare në fund, edhe atë nga pika e bardhë.
Skuadra nga kryeqendra kosovare, që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Zekirja Ramadani, shënoi fitore me rezultat 2:1.

Kur të gjithë prisnin që kjo ndeshje të mbyllej me barazimin 1:1, arbitri kryesor i takimit akordoi penalti për Prishtinën, të cilën në gol e shndërroi Besnik Krasniqi,

Pas përfundimit të ndeshjes futbollistët dhe stafi i FC Ballkanit u vërsulën drejt arbitrit kryesor Tefik Maloku për të kërkuar sqarime në lidhje me mënyrën e ndarjes së drejtësisë, por të kota ishin gjithë ato protesta, pasi nuk mund të ndryshonin gjë, sidomos në rezultatin final të takimit.

Prishtina falë fitores së sotme mban gjallë shpresat për titullin kampion. “Bardhekaltërit” e Zekirja Ramadanit me 31 pikë renditen në pozitën e tretë, ndërkohë Ballkani me 38 pikë mbetet në pozitën e dytë. Në këtë mënyrë Drita, që ndeshjen e saj të javës së 17-ta do ta zhvillojë nesër kundër Arbërisë në Gjilan, shpallet kampione e vjeshtës në Superligën e Kosovës.

 

Leave a Reply