Pasi ditë më parë Ballkani i Ismet Munishit u dorëzua përballë Dritës kampione të Aredian Nuhiut, sot skuadra nga Suhareka, u dorëzua edhe përballë Prishtinës, që udhëhiqet nga një strateg tjetër shkupjan, Zekirja Ramadani, njofton “infOSport.mk”.
Ramadani me Prishtinën e tij sot në “Fadil Vokrri” mundën Ballkanin me shifrat 2:1, njëjtë sikurse kishte bërë një javë më parë Drita e Ardian Nuhiut.
Ndryshe fundi i pjesës së parë dhurroi emocione të shumta, pasi pikërisht në minutat shtesë u shënuan dy gola, nga një në secilën anë.
Sulmuesi Oto Xhon në minutën e parë shtesë kaloi në epërsi Prishtinën, mirëpo në anën tjetër Visar Berisha u kundërpërgjigjë në minutën e 6-të shtesë, duke bërë që skuadrat në pushim të shkojnë me shifrat 1:1.
Ky rezutat doli të jetë valid deri në minutën e 90-të, kur në skenë te “bardhekaltërit” nga Prishtina, doli Besnik Krasniqi, i cili nga penaltia shënoi golin e fitores për skuadrën e tij, transmeton “infOSport.mk”.
Edhe pse pati vazhdim prej 5 minutash, këtë herë nuk ndodhi mrrekullia për Ballkanin e Ismet Munishit, i cili humbi betejën kundër dy strategëve shkupjan, Zekirja Ramadanit dhe Ardian Nuhiut.
Kështu përveç Dritës dhe Ballkanit, tashmë në garë për titull futet edhe Prishtina.