Mesfushori i Çelzit, Mario Pashaliç mund të kalojë në radhët e Galatasarajit, drejtuesit e së cilës skuadër për shërbimet e kroatit janë të gatshëm të paguajnë një shifër prej 2.2 milion sterlina.
Futbollisti 22-vjeçar iu bashkua Çelzit në vitin 2014 nga radhët e Hajdukut të Splitit për një shumë prej 3 milionë sterlinash, por asnjëherë nuk luajti për “blutë” e Londrës, pasi që ai u huazua tri herë tek skuadrat tjera.
Mesfushori kroat në tri sezonet e fundit luajti në La Liga me skuadrën e Elçes, në “Ligue 1” me Monakon dhe së fundi me Milanin në Itali.
Sipas gazetës turke “Milliyet”, trajneri i Galatasarajit Igor Tudor ka kontaktuar personalisht ish-trajnerin e Juventusit, Antonio Konte, për të diskutuar mundësinë e transferimit të kroatit në Stamboll.
Tudor dhe Konte kanë një miqësi të mirë mes vete që nga koha lur luanin bashkë te Juventusi, ndërsa kjo mund të ndikojë edhe në realizmin e këtij transferimi, për më tepër që Roman Abramoviç nuk ka plane t’i ofrojë kroatit marrëveshje të re në “Stemford Brixh” dhe besohet se është i interesuar për largimin e tij këtë verë, ndonëse kontrata i skadon në vitin 2019-të.
Pashalic në sezonin e fundit me Milanin në 26 ndeshje, realizoi 6 gola.