Lionel Messi, Kristiano Ronaldo dhe Robert Levandovski, janë tre emrat pretendent për futbollistin e vitit, ka bërë të ditur FIFA.
Kujtojmë që sulmuesi polak, Levandovski ka pasur një sezon të shkëlqyer, ku fitoi tripletën me Bajernin e Munihut, dhe thuhej që ishte pretendent për “Topin e Artë”, por që u anulua këtë vit.
Ronaldo fitoi Serie A, luajti në finalen e Kupës së Italisë, por që për fat të keq nuk mundi ta fitojë atë, ndërkohë Messi, nuk ka fituar asnjë titull sezonin e kaluar, edhe pse ishte gati të fitonte titullin e La Ligas, por që në fund atë e rrëmbeu Real Madridi i Zinedin Zidane.