Në ndeshjen e Ligës së Kampionëve midis Paris Sen Zhermenit dhe Bashakshehirit ndodhi një episod i padëgjuar dhe paparë ndonjëherë më parë në një ndeshje futbolli të organizuar nga UEFA.
Arbitri i katërt i ndeshjes, Sebastian Kultesko ndihmës trajnerit të Bashakshehir, Pjer Vebo, iu drejtua me një shprehje raciste, duke iu drejtuar atij, “ai i ziu atje”.
Pas kësaj të gjithë lojtarët lanë fushën dhe protestuan ndaj arbitrit, ndërkohë që askush nuk pranoi të rihynte në fushë.
Ndeshja tashmë është shtyrë për nesër, ndërkohë që në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Ai ka reaguar përmes një postimi në Twitter, ku dënon ashpër gjestin e arbitrit.
“Dënoj me forcë shprehjet raciste të bërë ndaj Pjer Vebo, pjesëtarit të stafit teknik të Bashakshehir dhe besoj se hapat e nevojshëm do të ndërmerren nga UEFA. Ne jemi pa kushte kundër racizmit dhe diskriminimit në sport dhe në të gjitha fushat e jetës”, – shkruan Erdogan.
Temsilcimiz Başakşehir’in teknik ekibinden Pierre Webo'ya karşı sarf edilen ırkçı sözleri şiddetle kınıyor, UEFA tarafından gereken adımların atılacağına inanıyorum.
Sporda ve hayatın tüm alanlarında ırkçılığa ve ayrımcılığa kayıtsız şartsız karşıyız. #Notoracism
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) December 8, 2020