Skuadra turke e Bashakshehir, që është mysafir i Paris Sen Zhermenit në ndeshjen e fundit të grupit “H” të Ligës së Kampionëve, është tërhequr nga fusha e blertë në “Parkun e Princërve”, kjo për shkak sjelljes së arbitrit të katërt ndaj anëtarit të stafit teknik të skuadrës turke, Pjer Vebo.
Arbitri i katërt i këtij takimi për Vebo kishte thënë “ai i ziu atje”, ndërsa gjithë këtë e kishin dëgjuar nga taboret e të dyja skuadrave në bankinat e tyre, derisa arbitri kryesor kishte kërkuar nga ai se cili prej atyre në bankinë po protestonte aq shumë, pas kartonit të kuq të dhënë sulmuesit të Bashakshehir, Demba Ba.
DEMBA BA. QUEL HOMME 👑 pic.twitter.com/R5hJ1iEWpB
— 🐼. (@HitchensIsBack) December 8, 2020
Mjaftoi kjo fjalë e arbitrit të katërt rumun, Sebastian Kultesko, që Bashakshehir ta tërheq ekipin dhe të dutet në dhomat e zhveshjes, aty ku ende ndodhen, edhe pse lojtarët e PSZh-së ende po presin në koridor, për të dalë sërish në fushë.
Pas gjithë kësaj, mjaft ashpër reagoi edhe Demba Ba, i cili ishte ndëshkuar me të kuq në minutën e 14-të, para se ndeshja të ndërpritej.
PSG v Basaksehir assistant referee allegedly said the "n-word" to a staff of Basaksehir pic.twitter.com/TIDp5vlyk1
— noobfcb (@noob_fcb) December 8, 2020