Inter duhet që të ketë kujdes të shtuar ndaj Mançester Sitit, kjo për shkak se trajneri i skuadrës angleze, Pep Guardiola, po shikon mundësinë e rikthimit të Romelu Lukakut në Premierligë.
Romelu Lukaku nuk ka të ndalur dhe kjo gjë i ka rënë në sy shumë skuadrave të mëdha europiane ku njëra prej tyre është edhe Siti i Guardiolës, që është gati për të bërë çmendurinë e rradhës në merkato.
Oferta e parë që është duke u bërë gati duket se do të jenë shërbimet e Gabriel Jesus dhe një shifër prej 60 milionë eurosh në drejtim të “nerroaxurëve”, ofertë kjo që do të jetë e vështirë për tu refuzuar.
Lukaku te Interi erdhi nga rradhët e Mançester Junajtedit, ndërsa në karrierën e deritanishme me fanellën “zikaltër” ka zhvilluar 64 ndeshje, duke regjistruar 46 gola dhe 8 asistime.