Gjatë ditës së djeshme në Nion të Zvicrës u hodh shorti për grupet kualifikuese, përmes të cilave 55 kombëtare do të kërkojnë 13 vendet e siguruara për në Botërorin e vitit 2022, që do të mbahet në Katar.
Përfaqësuesja e Kosovës është shortuar në Grupin “B” bashkë edhe me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë, ndërsa ajo që bie në sy, është fakti se 3 prej këtyre vendeve nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, me përjashtim të Suedisë.
Mirëpo pavarësisht kësaj, Spanja, Greqia dhe Gjeorgjia do të jenë të detyruara të shkelin tokën kosovare, duke qenë mysafir në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë gjatë vitit të ardhshëm.