15 xhiro të kalulara, plotë 90 ndeshje të zhvilluara dhe 222 gola të shënuar, apo mesatarisht afër 2.5 gola për ndeshje. Është ky efekti i ndeshjeve të deritanishme në elitën e futbollit vendor, aty ku më së shumti gola ka shënuar Shkëndija e Tetovës, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra e Ernest Gjokës, ka shënuar 33 gola, më shumë se çdo skuadër tjetër, ndërsa skuadra që ka pranuar më së shumti gola, është Bellasica, gjithsej 35.
Java më efikase në 15 xhirot e para, ka rezultuar të jetë java e 11-të. Gjithsej 21 gola ishin shënuar në këtë xhiro, apo 3.5 gola për ndeshje, ndërkohë java me më pak gola të shënuar, ishte java e 5-të, kur u shënuan vetëm 9 gola, apo 1.5 gola për ndeshje, transmeton “infOSport.mk”.
Në javën e fundit (java 15) u realizuan 12 gola, apo nga 2 gola për ndeshje.