Ish futbollisti i Renovës në “top formë”, shënon sërish në Hungari (VIDEO)

Ish futbollisti i Renovës, Bojan Miovski ka shënuar sërish në kampionatin elitar hungarez, duke e ndihmuar skuadrën e tij, MTK Budapest për ti shpëtuar disfatës në transfertën ndaj Honved, njofton “infOSport.mk”.

MTK Budapest gjatë pjesës së parë kishte disavantazh prej dy golave (0:2), mirëpo pikërisht goli i shënuar nga Miovski në minutën e 51-të paralajmëroi pikën e fituar në këtë transfertë të vështirë, kjo pasi deri në fund Cseke nga penaltia shënoi edhe golin e dytë për barazim të rezultatit në 2:2.

Ndryshe për Miovskin, anëtar i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, ishte ky goli numër 6 në 10 ndeshje të zhvilluara, që tregon qartë për formën e tij të shkëlqyeshme që po e kalon në kampionatin elitar hungarez, nga i cili vite më parë, Enis Bardhi, bëri një super transferim drejt La Liga-s spanjolle, duke nënshkruar me Levanten.

Leave a Reply