Janë mbyllur ndeshjet e javës së 15-të, në të cilën asnjë prej skuadrave vendase nuk arriti të shënojë fitore, njofton “infOSport.mk”. 3 fitore për mysafirët dhe 3 barazime është epilogu i kësaj jave, në të cilën tre skuadrat e para në renditje shënuan fitore, duke u arratisur nga skuadrat tjera dhe duke krijuar përshtypjen se kjo treshe, Shkëndija, FC Shkupi dhe Makedonija Gj.P do të luftojnë për titullin e kampionit.
Pas fitores së djeshme të Shkëndijës 2:0 në transfertën në Veles ndaj Borecit, gjatë ditës së sotme fitoreve iu gëzuan edhe FC Shkupi dhe Makedonija GJ.P.
Që të dyja skuadrat shënuan fitore identike 1:3 në transfertat në Manastir dhe Strumicë.
FC Shkupi falë “tripletës” së Dembo Darboe mundi Pelisterin, ndërkohë skuadra e Zhikica Tasevskit shënoi fitore ndaj skuadrës së fundit në tabelë, Bellasicës.
Struga Trim Lum falë golit të Aleksandar Ristevskit nga pika e bardhë kishte avantazh përballë Akademia Pandev, mirëpo një eurogol i Gjorgji Stoilov nga gjuajtja e lirë, bëri që kjo ndeshje të mbyllet me barazimin 1:1.
Me barazim mirëpo pa asnjë gol të shënuar u mbyllën edhe ndeshjet në Tetovë, Renova – Sileksi dhe ajo në Shkup midis rivalëve lokal, Vardarit dhe Rabotniçkit.
Foto: gol.mk
LPFMV – Java 15 |
||||||||||||||||||
|