Janë mbyllur 45 minutat e para në ndeshjet e javës së 15-të në Ligën e Parë, njofton “infOSport.mk”. Golashënuesit ishin të disponuar vetëm në dy ndeshje, edhe atë në Manastir dhe në Strumicë.
Edhe përkundër faktit se Pelisteri avansoi i pari me golin e Borçe Manevskit në minutën e 18-të, FC Shkupi falë “dopietës” së Dembo Darboe (21’, 28’), në pushim shkoi me avantazhin e një goli.
Për dallim nga FC Shkupi, skuadra e tretë në renditje, Makedonija Gj.P pjesën e parë në Strumicë ndaj Bellasicës e mbylli me barazimin 1:1. Bobi Bozhinovski realizoi një super gol në minutën e 37-të, derisa vetëm 4 minuta më vonë Aleksandar Kocev barazoi shifrat në 1:1.
Ndërkohë rrjetat po pushojnë në ndeshjet ën Strugë, Tetovë dhe në arenën “Todor Proeski”, aty ku mejdanin po ndajnë Vardari dhe Rabotniçki.
LPFMV – Java 15 Rezultatet e 45 minutave të para |
|||||||||||||||
|