Mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri prtiet të largohet nga Liverpolli këtë verë, kjo pasi Klopp nuk po llogaritë më në shërbimet e tij.
Mediat angleze kanë raportuar se “Reds” synojnë të përfitojnë 15 milionë euro nga shitja e tij.
Futbollisti me origjinë nga Gjilani këtë sezon ka zhvilluar vetëm 5 ndeshje, 2 në Ligën e Kapionëve, 2 në Premierligë dhe 1 në kuadër të Kupës së Anglisë.
Ndër skuadrat e interesuara nga Premierlilga angleze, që dëshirojnë shërbimet e futbollistit shqiptarë, janë Fulhami dhe Njukasëll Junajtedi, ndërkohë nuk përjashtohet mundësia që ai t’i bashkohet njërës nga skuadrat si Galatasaraj, Sevilja apo edhe Borusia Dortmund.