Nga dita e martë do të dalin në shitje biletat për ndeshjen e turit të parë kualifikues në kuadër të Liga Evropa ndërmjet Shkëndijës dhe Daçias nga Moldavia. Një gjë të tillë kanë njoftuar nga klubi tetovarë përmes faqes së tyre zyrtare, duke bërë me dije se të njëjtat do të mund të blihen për një çmim prej 200 denarëve.
Të njejtat do të mund të sigurohen në Fanshopin e klubit në qendër të Tetovës dhe online përmes rrjetit Mktickets, ndërsa ditën e ndeshjes do të shiten vetëm në pikat shitëse te stadiumi “Mlladost” në Strumicë.
Përballja Shkëndija-Daçia luhet të enjten në Strumicë me fillim në ora 18:00.