Barazim sepktakolar, ish futbollisti i FC Shkupit gjen golin debutues në Rumani (VIDEO)

Ish-mbrojtësi i FC Shkupit, Amir Bilali, ka gjetur golin debutues në Rumani ditën e sotme, me skuadrën e Akademika Klinseni. Bilali shënoi golin e parë për skuadrën e tij në minutën e 10-të, në ndeshjen ndaj Voluntarit, ndeshje kjo që në fund u mbyll me barazimin spektakolar 3:3.

26-vjeçari shfrytëzoi mjaft mirë një krosim të ardhur nga e djathta, duke kërcyer bukur me kokë, për ta dërguar topin në rrjetë. Për Bilalin ishte kjo ndeshja e tretë këtë edicion në kampionat dhe e treta me rradhë që luan për gjatë 90-të minutave, përfshirë këtu edhe ndeshjen e Kupës kundër Konstanta.

Kujtojmë mbrojtësi me origjinë nga Gostivari, pjesë e FC Shkupit ishte për një vit të plotë (2018/2019), për tu larguar më pas në drejtim të Superligës shqiptare te skuadra e Partizanit, nga e cila verën e këtij viti u transferua në Rumani te skukadra e Akademika Klinseni, transmeton “infOSport.mk”.

Ndryshe në futbollin tonë vendor, Bilali kishte veshur gjithashtu edhe fanellën e Rabotniçkit, derisa vlen të theksohet se karrierën e tij futbollistike e kishte nisur në Itali, te skuadra e Kremonezes, për të luajtur më pas edhe te Lacio.

Leave a Reply