Shkëndija hap siparin e javës së 15-të në LPFMV

Xhiroja e 15-të në Ligën e Parë në futboll do të nis të shtunën me ndeshjen Boreci – Shkëndija, njofton “infOSport.mk”.

Te të dyja skuadrat mbizotëron një atmosferë pozitive në prag të kësaj përballje që do të zhvillohet në Veles, aty ku në mesjavë u dorëzua Struga Trim Lum. Në anën tjetër Shkëndija në Tetovë me “manita” mundi Makedonija Gj.P, duke treguar fytyrën e vërtetë dhe duke vazhduar të kryesojë tabelën në LPFMV.

Shkëndija 14 xhirot e kaluara nuk dinë për disfatë në kampionat, që është një ndër seritë më të mira të “kuqezinjëve” nga Tetova, të cilët këtë vit për dallim nga vitet tjera, si shqetësim kryesor për titullin e kampionit, me shumë gjasa do të kenë FC Shkupin, që gjithashtu i ka dhënë ngjyrë kampionatit.

Ndeshja Boreci – Shkëndija luhet të shtunën në Veles me fillim në ora 13:00.

Leave a Reply