Anëtarët më të ri të elitës së futbollit vendor, Akademija Pandev, muajin e ardhshëm do të marrë pjesë në turneun “CEE CUP” që do zhvillohet në Çeki.
Akademija Pandev në këtë turne është përfshirë në grupin B së bashku me skuadrën Gjer dhe atë të Premier Ligës angleze, Everton. Dueli me yjet e Premier Ligës do të luhet me 21 korrik.
Kujtojmë që Akademija Pandev është duke punuar në maksimum për të bërë një skuadër të fortë për sezonin e ardhshëm, ndërsa së fundmi pjesë e skuadrës nga Strumica u bë edhe Konstantin Çeshmexhiev.