Renova me Qaton dhe Livorekën nuk njeh kundërshtarë, bie edhe Akademi Pandev (VIDEO)

Fitore minimale, mirëpo shumë të vlefshme për Renovën edhe në ndeshjen e dytë me rradhë nën drejtimin e Qatip Osmanit, i cili ringjallë skuadrën nga Xhepçishti vetëm brenda pak ditëve. Vërtetë një vendim i menduar mirë nga drejtuesit e skuadrës, të cilët i’a besuan sërish postin e trajnerit njeriut të triumfeve, që në pak ditë sa e morri nën udhëheqje Renovën, menjëherë po lenë shenja, shkruan “infOSport.mk”.

Pas fitores minimale ndaj Borecit të dielën në Tetovë, të besuarit e Qatip Osmanit sot në Strumicë mundën Akademia Pandevin, duke e thelluar edhe më shumë krizën te skuadra e Goran Pandev, që asesi të dalë nga zona e rrezikut.

Renova edhe në këtë ndeshje shënoi fitore minimale 1:0, këtë herë duke iu falënderuar golit të Shefit Shefitit në minutën e 73-të. Xhelil Abdullah përfitoi një duel nga krahu i majtë, duke arritur që të harkojë në zonën kundërshtare, ndërsa pas një tollovie të shfaqur brenda, topi arriti deri te Shefit Shefiti, i cili nuk falil dhe me të djathtën e tij arriti që të mposhtë portierin vendas, Marko Alçevski.

Ky gol doli që të jetë edhe i vetmi i shënuar në këtë ndeshje, pas së cilës Renova largohet nga dy pozitat e fundit në renditje, aty ku tashmë ndodhet Akademia Pandev, që në këtë mënyrë vazhdoi serinë e rezultateve negative në kampionat.

Renova me 14 pikë renditet në pozitën e 9-të, ndërkohë Akademia Pandev me 10 pikë të tubuara renditet në pozitën e parafundit.

Leave a Reply