Muaji nëntor për FC Shkupin, muaji për tu harruar sa më shpejtë

Edhe pse FC Shkupi figuron lartë në tabelën e klasifikimit, aktualisht në vendin e tretë me vetëm dy pikë ngecje ndaj liderit Shkëndijës, skuadra nga Çairi në muajin nëntor ka tubuar më pak pikë madje se edhe skuadra e fundit në tabelë, Bellasica, njofton “infOSport.mk”.

Pikërisht kjo skudër do të jetë kundërshtari i tyre i sotëm, ndaj shpresojnë që nga kjo ndeshje të rinisin një seri të fitoreve që do i mbante ata në garë për vendin e parë. Mbi të gjitha ata shpresojnë që muajin dhjetor ta nisin me fitore, duke haruar sa më shpejtë muajin nëntor, në të cilin nuk u gëzuan në asnjë ndeshje.

FC Shkupi në 4 ndeshjet e muajit që lamë pas regjistroi 3 barazime në ndeshjet kampionale dhe një disfatë në kuadër të Kupës, duke u eliminuar nga Akademia Pandev në fazën çerekfinale.

Më keq se FC Shkupi në muajin nëntor, kur janë në pyetje ndeshjet kampionale kanë kaluar vetëm Rabotniçki dhe Pelilsteri, me këta të fundit që kishin regjistruar 3 humbje rradhazi.

 

 

Leave a Reply