Mesjava në futbollin vendor sjellë ndeshjet e javës së 14-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.
E gjithë vëmendja do të jetë e përqëndruar në Tetovë, aty ku mejdanin do të ndajnë dy skuadrat e para në tabelë, Shkëndija dhe Makedonija GJ.P.
Ndërkohë me shumë vëmendje këtë ndeshje do e përcjellë FC Shkupi, që si vendas do të përballet me Bellasicën. “Bardhekaltërit” janë favorit absolut përballë skuadrës së fundit në tabelë, ashtu që një barazim në Tetovë mes Shkëndijës dhe Makedonija GJ.P, do ju shkonte më shumë për shtati atyre, pasi me 3 pikë të reja do barazoheshin me pikë me “kuqezinjtë” nga Tetova.
Renova me Qatip Osmanin në krye do të jetë mysafir i Akademia Pandev, një skuadër tjetër që nuk po mund të dalë nga kriza, derisa Struga Trim Lum do të udhëtojë për në Veles për tu përballur me Borecin.
Në Kratovë mejdanin do të ndajnë njohësit e vjetër dhe dy skuadrat ish kampione, Sileksi dhe Vardari, ndërkohë në arenën “Todor Proeski” në Shkup, Rabotniçki do të mirëpret Pelisterin, skuadër kjo që ditë më parë u nda me trajnerin Zoran Shterjovski për shkak rezultateve të dobëta.
LPFMV – Java 14 |
||||||||||||||||||
|