Ka ndërruar jetë ish-futbollisti i njohur senegalez, Papa Buba Diop. Sulmuesi i njohur ka vdekur në moshën 42-vjeçare nga një sëmundje të rëndë i cili e ka vuajtur prej kohësh.
Diop u bë hero kombëtar pasi shënoi golin e fitores 1:0 kur Senegali i tij mundi Francën në Botërorin e vitit 2002 që ishte mbajtur në Japoni dhe Korenë e Jugut.
Diop pati një karrierë të gjatë dhe të pasur futbollistike nga ku u aktivizua me shumë skuadra të njohura si, Lens, Portsmuth, Fulham, Uest Ham dhe Birmingham.