Besart Ibraimi është rikthyer tek goli, duke marrë për herë të parë këtë edicion kryesimin në listën e golashënuesve, njofton “infOSport.mk”.
Numri 7 i Shkëndijës realizoi golin e vetëm për Shkëndijën në transfertën e sotme kundër Struga Trim Lum, duke u rikthyer shumë shpejtë tek goli, kjo pasi javën e shkuar kundër FC Shkupit nuk arriti të shënojë.
Për Ibraimin ishte ky goli i 11-të sezonal në 13 ndeshje të zhvilluara, me ç’rast bomberi kërçovarë tashmë la pas vetes sulmuesin e FC Shkupit, Dembo Darboe, që një kohë të gjatë qëndronte në krye të listës së golashënuesve.
Sulmuesi nga Gambia nuk shënoi edhe sot përballë Makedonija Gj.P.. Ishte kjo ndeshja e katërt me rradhë që Darboa nuk shënon në ndeshjet kampionale.
Ai për herë të fundit kishte shënuar me 18 tetor kundër Akademia Pandevit në Strumicë, kur i kishte siguruar fitoren minimale 1:0 skuadrës së FC Shkupit.
Kështu Dembo Darboe mbetet në kuotën e 10 golave të shënuar, duke u renditur tashmë vetëm si i dyti në renditjen e golashënuesve, ku pas tij renditen edhe emra si Ivanovski i Sileksit, Khalid Basid i Makedonija GJ.P, Nijas Lena i Struga Trim Lum, të cilët mbyllin TOP5-shin, që të gjithë këta 3 emra me nga 5 gola të shënuar.