Renova me Qaton në krye fiton edhe me një futbollistë më pak në fushë (VIDEO)

Qatip Osmani ka debutuar me fitore në bankinën e Renovës, duke e rikthyer këtë skuadër te fitorja pas 9 xhirove të plota, njofton “infOSport.mk”.

Renova në ndeshjen e vlefshme të javës së 13-të mundi minimalisht 1:0 Borecin, ndërsa kjo fitore fiton në peshë, duke pasur parasysh se “gjipspunuesit” nga minuta e 67-të luajtën me një futbollistë më pak në fushë, pas përjashtimit me të kuq të Filip Stojçevskit (dy kartonë të verdhë).

Ndryshe golin e fitores të vlefshëm 3 pikë të reja për Renovën, e realizoi Remzifaik Selmani në minutën e parë shtesë të kohës së rregullt, kur nga afërsia shënoi me kokë. Sulmuesi “bardhekaltër” përfitoi nga një devijim i mbrojtësve mysafir, të cilët në tentativë për të ndalur Xhelil Abdullahun, i mundësuan Selmanit që të shënojë golin e fitores për Renovën.

Skuadra nga Xhepçishti nuk fitonte që nga 22 gushti, kur për herë të fundit po në Tetovë kishte mundur Akademia Pandevin (2:0).

Kjo fitore me siguri se do të ngrit vetëbesimin e “gjipspunuesve” të cilët shpresojnë të ngriten shumë shpejtë me Qatip Osmanin në krye.

Leave a Reply