Gola shqiptarësh edhe në elitën e futbollit austriak, aty ku luajnë futbollistë shqiptarë, si Bekim Balaj, apo edhe Mërgim Berisha, njofton “infOSport.mk”.
Që të dy sot dolën të jenë protagonistë me skuadrat e tyre, duke ndihmuar drejt fitoreve të rradhës.
Balaj shënoi golin e vetëm në fitoren 1:0 të Shturm Graz ndaj Tirol, kur mjaft mirë në minutën e 76-të shfrytëzoi asistimin e Jakob Jantsher, duke shënuar nga afërsia.
Me këtë fitore, Shturm Grazi renditet në pozitën e katërt të tabelës me 15 pikë, ndërkohë Salzburgu i Mërgim Berishës vazhdon të ruaj pozitën e parë në renditje, kjo edhe falë fitores së thellë 8:2 në kuadër të javës së 9-të kundër Sent Polten.
Sulmuesi shqiptarë, i cili në mesjavë i kishte shënuar Bajernit të Munihut në Ligën e Kampionëve, sonte shënoi golin e parë për Salzburgun, duke paralajmëruar këtë fitore të madhe, për të cilën me nga 3 gola kontribuan edhe ylli hungarez, Shoboshlai dhe sulmuesi 21-vjeçar nga Mali, Seku Koita, derisa një gol tjetër kishte realizuar edhe Adejemi, transmeton “infOSport.mk”.
Për Berishën, i cili përfaqëson Gjermaninë U21, ishte ky goli i 5-të në 7 ndeshje kampionale në Austri, derisa 3 gola të tjerë ka shënuar edhe në 4 ndeshjet e këtij edicioni në grupet e Ligës së Kampionëve.