Reali e pëson keq në shtëpi nga Alaveshi (VIDEO)

Reali i Madridit ka pësuar disfatë 2:1 në terren vendas përballë Alaveshit, duke u larguar edhe më shumë nga kreu i tabelës, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo disfata e tretë në 10 xhirot e para të sezonit të ri në La Liga, aty ku këtë edicion skuadrave favorite nuk po ju shkon aq mirë.

Dyshja sulmuese Lukas Perez dhe Hoselu ishte mjaft e disponuar për lojë, duke vënë në mjaft vështirësi në disa raste futbollistët “madrilen”.

Ishte pikërisht Lukas Perez, ai i cili vetëm pas 5 minutave lojë kaloi në epërsi skuadrën e tij, duke shënuar nga pika e bardhë. I njëjti në minutën e 24-të kishte një mundësi të artë për të shënuar edhe golin e dytë personal, mirëpo edhe pse doli sy me sy me portierin Kurtua, ky i fundit doli fitues duke i mohuar gëzimin sulmuesit kundërshtarë.

Megjithatë gardiani belg nuk arriti të ndalë Hoselun në minutën e katërt të pjesës së dytë, momente kur Alaveshi avansonte me shifrat 2:0.

Reali vazhdimisht kërkonte golin në rrjetën mysafire, mirëpo asesi ta gjejë, ndërsa gjatë pjesës së dytë një super kombinim mes Lukas Perez dhe Hoselu, i mundësoi këtij të fundit që të lëshojë një predhë të vërtetë, mirëpo që përfundoi vetëm jashtë kuadratit.

Shpresat “madrilene” i riktheu Kasemiro me një gol të shënuar nga një tollovi e krijuar para portës mysafire në minutën e 86-të, ndërkohë në minutuat shtesë të takimit, rezervisti Isko ishte i pafat, pasi traverza i mohoi golin e barazimit, që deri diku do të mund të kapërdihej nga ana e “madrilenëve”, transmeton “infOSport.mk”.

Kështu Reali i Madridit me 17 pikë  mbetet në pozitën e katërt, me 6 pikë më pak se kryesuesit e Real Sociedad, ndërkohë Alavesh me 13 pikë renditet në pozitën e 9-të.

Leave a Reply