“JO dhunës në stadiume”, FFM dënon incidentin në Shtip

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka reaguar për incidentin e shkaktuar në Shtip sot ndërmjet dy tifozerive të Bregallnicës dhe Tikveshit. FFM ka dënuar ashpër këto skena të ndodhura sot, ndërsa ju ka bërë thirje institucioneve përkatëse për të proceduar të gjithë çështjen.

Reagimi i FFM-së

Për fat të keq, sot ishim dëshmitar të një incidenti nga një pjesë e tifozerisë të FK Bregallnica dhe FK Tikves para ndeshjes se ekipeve të tyre në stadiumin e qytetit në Shtip.

Imazhet që kemi parë sot, për fat të keq, nuk janë në përputhshmëri me porositë që Federata e Futbollit të Maqedonisë vazhdimisht i përcjellë drejt aktorëve të këtij sporti – Jo diskriminimit, JO nacionalizmit dhe gjuhës së urrejtjes, JO dhunës në stadiume dhe fusha të futbollit.

Federata e Futbollit të Maqedonisë e dënon ashpër këtë sjellje të individëve ose një grupi të vogël tifozësh, të cilët dëmtojnë klubet e tyre dhe futbollin në përgjithësi. Aq më tepër që kjo ndodh në një kohë krize shëndetësore që ka ndalesë për grupime. FFM përshëndet reagimin e shpejtë të policisë dhe u bën thirrje institucioneve kompetente për të proceduar të gjithë çështjen.  

Federata e Futbollit të Maqedonisë u bën thirrje të gjithë mbështetësve dhe tifozëve të skuadrave në kampionatet vendore, që në këtë kohë mbi të gjitha ti respektojnë masat dhe rekomandimet e autoriteteve shëndetësore për mbrojtjen e shëndetit, ndërsa dërgon mesazh që të bëhet tifo në frymën e “fer play”-it, respektit dhe tolerancës ndaj ekipeve kundërshtare dhe të gjithë dashamirëve të futbollit. Si Federatë e Futbollit të Maqedonisë, gjithmonë do të luftojmë për të parandaluar incidente të tilla si sot.

Leave a Reply