Roma, Bajer Leverkusen dhe Slavia Praga janë tre skuadrat e rradhës që sigurojnë kualifikimin më tej në ndeshjet e Liga Europa.
Napoli shënoi dy gola dhe e nderoi Diego Armando Maradonën me një fitore 2:0 në “San Paolo” kundër skuadrës kroate të Rijekës.
A powerful moment of silence with every Napoli player wearing the no.10 shirt is followed by loud cheers from fans outside stadio San Paolo in honor of Diego Maradona. 💙 pic.twitter.com/M4yPibiqHx
— Champions League on CBS Sports (@UCLonCBSSports) November 26, 2020
Armando Anastasio zhbllokoi takimin në fundin e pjesës së parë me një autogol, teksa në fraksionin e dytë të sfidës erdhi edhe rrjeta e Hirving Lozanos.
Suksesi i sotëm e ka ngjitur ekipin e Gatuzos në krye të grupit “F” me 9 pikë, i ndjekur nga Real Sociedad dhe AZ Alkmari me nga 7 pikë, skuadra këto që sonte barazuan pa gola në Holandë.
Një fitore 2:0 regjistroi edhe skuadra tjetër italiane, Roma, që si mysafir mundi rumunët e KLUZH. Një autogol i Debeljuh dhe goli i Veretut bënë që Roma të festojë sonte, pasi dy xhiro para fundit të fazës në grupe, ka siguruar një vend për në fazën eliminuese.
Totenhami i Murinjos që po bënë shumë mirë në Premierligën angleze, nuk është përmbajtur fare edhe në Liga Europa, duke mundur Ludogoretsin bullgar me rezultatin 4:0. Me këtë fitore “spërsat” me 9 pikë të tubuara ndajnë vendin e parë me Antverpenin, skuadër kjo që më herët kishte mundur austriakët e LASK.
Bajer Leverkuseni ka regjistruar një fitore komode 4:1 ndaj Hapoel Ber Sheva, ndërsa kjo fitore u mundëosi gjermanëve që së bashku me Slavia Pragën, që të dyja skuadrat me nga 9 pikë të vazhdojnë për në raundin e dytë të Liga Europa.
Slavia Praga mundi ekipin francez të Nice në transfertë me rezultatin 3:1, ndërsa në mesine autorëve të golave ishte edhe ish sulmuesi i Skënderbeit, Piter Olainka.
PSV Ajndhoveni në një super përballje mundi PAOK-un me shifrat 3:2, ndërsa në ndeshjen më interesante të mbrëmjes, Gllazgou Renxhersi i Stiven Zherard barazoi 2:2 ndaj Benfikës.