Argjentina në zi për vdekjen e legjendës së tyre,Diego Armando Maradona. Ka qenë presidenti Alberto Fernández që ka shpallur tre ditë zie, ndërsa ky lajm ka tronditur edhe ish klubin e Maradonas, Boka Xhuniors, që ka kërkuar nga “Conmebol” shtyrjen e ndeshjes me Internacional, e programuar të luhej në orët e para të ditës së nesërme. Kërkesa e tyre është pranuar, pasi bëhet fjalë për një legjendë si Maradona.
Kështu është vendosur që ndeshja e parë e “Copa Libertadores” mes Internacional dhe Boka Xhuniors të shtyhet për me datë 2 dhjetor, kurse ajo e kthimit do të zhvillohet një javë më pas, më 9 dhjetor.
Conmebol adia jogo entre Inter e Boca Juniors pela Libertadores após morte de Maradona https://t.co/hc9JkgqxyQ
Partida de ida, que seria nesta quarta-feira no Beira-Rio, foi remarcada para o dia 2 de dezembro pic.twitter.com/huL3UadVv9
— ge (@geglobo) November 25, 2020