Skopje vazhdon marshimin, Veleshta mund Gostivarin dhe i afrohet edhe më shumë kreut

Veleshta ka mundur Gostivarin në ndeshjen derbi të javës së 13-të në Ligën e Dytë – Perëndim, duke bërë më interesante garën për pozitën e parë, njofton “infOSport.mk”. Skuadra strugane shënoi fitore 2:1, duke shënuar nga një gol në secilën pjesë, ndërsa fare në fund Kirovski shënoi golin e vetëm për Gostivarin që vleu për statistikë. Ndryshe në listën e golashënuesve te Veleshta u regjistruan Igor Kleçkaroski (40’) dhe Ermin Anrushi (47’).

Një fitore identike (2:1) realizoi edhe Skopje përballë Ohrid Lihnidos, ndeshje kjo që u zhvillua në lagjen e Hekuranës në Shkup.

Izet Ajrullahu vetëm pas 8 minutave lojë kaloi në epërsi Skopjen, ndërsa në minutën e 21-të sulmuesi Vladimir Zhoglev dyfishoi epërsinë e vendasve në 2:0.

Mysafirët në minutën e 57-të ngushtuan epërsinë në 2:1 me anë të Darko Cvetanoskit, mirëpo ishte kjo gjithçka që mundën të bëjnë në këtë transfertë të vështirë. Skopje falë kësaj fitore tashmë ka 6 pikë epërsi ndaj Gostivarit të vendit të dytë.

Fitore me shumë vlera morri edhe Korabi në transfertën ndaj Vardar Forinës në Gostivar. Skuadra dibrane shënoi fitore minimale1:0 falë golit të shënuar nga Trim Ambari në minutën e 41-të, ndërsa me po të njëjtin rezultat 1:0, Vëllazërimi në Kërçovë mundi Kadinon nga Shkupi. Deçiziv për skuadrën kërçovare në këtë ndeshje rezultoi Albulen Imeri, i cili në minutën e 35-të shënoi golin e vetëm të këtij takimi.

Ndërkohë ndeshja e vetme që u mbyll me rrjeta të paprekura, ishte ajo midis dy skuadrave nga Tetova, Dritës së Bogovinës dhe Labunishtit (Teteksit).

LDFMV – Perëndim, java 13

Veleshta 2:1 Gostivari
Skopje 2:1 Ohrid Lihnidos
Vëllazërimi 1:0 Kadino
Vardar F. 0:1 Korabi
Drita 0:0 Labunishta

Leave a Reply