Lajm aspak i mirë nga Kratova për tifozët e Shkëndijës. Klubi i tyre i zemrës eliminohet nga Sileksi, skuadër kjo që në fundjavë ishte mundur po në këtë fushë nga fenerxhiu, Bellasica, shkruan “infOSport.mk”.
Vërtetë e dhimbshme për një skuadër si Shkëndija me gjithë ato emra që ka në rradhët e veta, të dorëzohet për një trofe që para kohe, e aq më tepër që edhe në kampionat nuk ka ndonjë diferencë të madhe në pikë ndaj konkurrentëve dhe nuk e ka aspak të sigurtë titullin kampion.
Vërtetë e dhimbshme nëse edhe ky vit me gjithë këto investime kalon pa ndonjë titullë në vitrinat e Shkëndijës…