Mbrëmja e djeshme do të mbetet në historinë e Juventusit. Për herë të parë skuadra kampione e Italisë nuk kishte në portë dhe në mbrojtje të paktën një italian. Historikisht “bardhezinjtë” kanë qenë baza e prapavijës së kombëtares italiane, por dje në fushë nuk pati asnjë “axurr”.
Porta mbrohej si zakonisht nga polaku Shçezni, kurse në mbrojtje i rikthyeri Mathijs De Ligt së bashku edhe me Danilon, kurse nga krahët braziliani Aleks Sandro dhe kolumbiani Huan Kuadrado. E gjithë kjo për shkak dëmtimeve të dyshes italiane, Kielini-Bonuçi.
Kujtojmë Juventusi mbrëmë me rezultatin 2:1 mundi Ferncvaroshin e Myrto Uzunit, me futbollistin shqiptarë që shënoi golin e vetëm për skuadrën hungareze.