Shkëndija pas pak në Kratovë do të zhvillojë ndeshjen çerekfinale të Kupës kundër Sileksit, njofton “infOSport.mk”. Për këtë ndeshje trajneri Ernest Gjoka siç dihet nuk mund të llogarisë në shërbimet e Zija Merxhanit, Jan Krivak, Armend Alimit dhe Lupçe Dorievit, ndërsa përveç këtyre mungesa në formacionin bazë vërehen edhe disa mungesa të tjera, sidomos ajo e Besart Ibraimit në sulm.
Më poshtë keni formacionin e “kuqezinjëve” përballë Sileksit, ndeshje kjo që starton në ora 13:00.