Khabib i përgjigjet Dana Uajt, pasi ky i fundit tha se ai do të rikthehet nga pensionimi!

Khabib Nurmagomedov ka një muaj që është pensionuar nga karriera e tij si luftëtar i MMA.

Superylli dagestanez mposhti Xhastin Gejxh me dorëzim në UFC 254 për ta mbajtur edhe më tej titullin në kategorinë e lehtë, por konfirmoi pensionimin në një fjalim emocional pas luftës.

Këtë e bëri pasi tha se i kishte premtuar nënës se nuk do të vazhdonte më të luftonte pas vdekjes së babait. Khabib tha se po tërhiqej nga MMA me një bilanc 29-0.

Mirëpo, presidenti i UFC-së, Dana Uajt pastaj u tha reporterëve se Khabib do të rikthehej për të arritur edhe fitoren e 30-të, një numër të cilit ia kishte vënë syrin edhe babai i Khabibit sa ishte gjallë.

Mirëpo, duke folur për ‘RT Sport’, Khabib refuzoi sugjerimet e Dana Uajt dhe potencoi edhe një herë se i ka dhënë fund karrierës.

Gjithmonë do të ketë spekulime rreth rikthimit tim, sepse Dana Uajt apo promoterët e tjerë, të cilët do ta zëvendësojnë atë në të ardhmen, gjithmonë do të duan që unë të luftoj,” – tha 32-vjecari.

”Krejt ka të bëjë me para, shikime dhe transmetime mediatike, kështu që jam i sigurtë se ata do të vazhdojnë të më ndjekin… ti sapo ke përfunduar një luftë dhe fansat menjëherë kërkojnë tjetrën. Ata gjithmonë duan që spektakli të vazhdojë. Por unë nuk kam plane të vazhdoj luftën,” – shtoi Khabib.

”Çka nëse luftoj unë edhe një herë? Ata do të gjejnë një konkurrent për mua që është në një seri prej 7-8 fitoreve rresht. Një tjetër luftëtar me goditje madhështore. Ata janë shumë të mirë që të ndërtojnë heronj, superyje – është dicka që nuk përfundon kurrë.” – përfundoi Nurmagomedov.

 

Leave a Reply