Në Ligën e parë të Maqedonisë së Veriut në futboll rrallë ndodh që dajë e nip të luajnë kundër njëri-tjetrit, shkruan News-TV.
Megjithatë, diçka e tillë ka ndodhur fundjavën që e lamë pas në duelin ndërmjet Shkëndijës dhe Shkupit, që përfundoi me barazimin 1:1.
Armend Alimi është pjesë e ekipit të Shkëndijës një kohë të gjatë, kurse portieri i talentuar Artan Iljazi u transferua këtë verë nga Shkëndija te skuadra nga Çairi. Alimi është nip i Artan Iljazit dhe të dy janë nga Kumanova.
Të dy ishin titullar tek ekipet e tyre dhe kishin disa duele në mes vete, por, në fushë nuk e njihnin njëri-tjetrin, pasi luanin me zemër secili për skuadrën e tij.
Pas përfundimit të ndeshjes, nuk dihet nëse dajë e nip kanë shkëmbyer fanellat mes tyre.