Mirlind Daku është sensacioni i vitit në futbollin kosovar dhe jo vetëm. 22-vjeçari në pronësi të kroatëve të Osijek, i huazuar te skuadra e Ballkanit në Superligën e Kosovës, është shndërruar në makthin e të gjitha mbrojtjeve në Dardani me 18 golat e tij në 13 ndeshjet e para të IPKO Superligës së Kosovës.
Mediat tek fqinjët tanë raportojnë se interesi për Dakun sa vjen e shtohet dhe së fundmi ai është shënjestër e disa klubeve turke.
Emrat e tyre nuk bëhen të ditur, por që raportohet se po këmbëngulin për ta blerë kartonin e Dakut që në merkaton e janarit.
Bomberi është nën kontratë me Ballkanin deri në fund të sezonit dhe klubi nga Suhareka po punon për të blerë kartonin e tij nga Osijeku.
Mbetet të shihet se ç’do të ndodhë, teksa për Dakun kanë shfaqur interes edhe Lacio dhe Torino nga Serie A.