Fundjava solli ndeshjet e javës së 12-të si dhe super derbin shqiptarë, Shkëndija – FC Shkupi. Ndeshja në fjalë e zhvilluar në Tetovë u mbyll me shifrat 1:1, me Shkëndijën që vazhdoi të mbajë pozitën e parë, derisa FC Shkupi humbi pozitën e dytë, dhe tashmë renditet si e treta, pas Makedonija GJ.P, që me Zhikica Tasevskin si trajner po bënë një sezon të mrrekullueshëm, njofton “infOSport.mk”.
Për më tepër java e 12-të bëri që edhe një skuadër tjetër shqiptare të ngjitet më lartë në renditje. Është Struga Trim Lum që fiton derbin e vogël shqiptarë kundër Renovës, dhe që tashmë renditet si e katërta në tabelë, duke lënë pas vetes Borecin e Gorazd Mihajllov.
Vardari me 16 pikë renditet në pozitën e 6-të, pason Sileksi me 14 pikë në pozitën e 7-të, ndërkohë Rabotniçki me 13 pikë renditet në pozitën e 8-të.
4 pozitat e fundit që shpiejnë ekipet drejt Ligës së Dytë, janë të rezervuara për Pelisterin (12 pikë), Akademia Pandevin (10), Renovën (8) dhe Bellasicën (8).